Politikani serb, Milovan Dreçun, thotë se prania e forcave speciale të Policisë së Kosovës në Zubin Potok, është pjesë e përpjekjeve të Prishtinës për të vendosur kontrollin dhe pushtetin në atë pjesë të Republikës së Kosovës.

Megjithatë, sipas tij, një gjë e tillë nuk mund të bëhet pa i dëbuar të gjithë serbët që jetojnë në atë pjesë, pasi ata nuk do të pranojnë një gjë të tillë.

Në një intervistë për Tv Pink, ai ka thënë se edhe interesi i faktorit ndërkombëtar për veriun është rritur dhe intensifikuar, pasi në veri janë parë patrullime të forcave të KFOR-it slloven, britanik e gjerman, shkruan Blic.rs, transmeton Gazeta Express.

“Ata janë duke grumbulluar informacione. Janë duke e monitoruar situatën, dhe po bëjnë përpjekje për të parandaluar ndonjë tensionim nga ana e shqiptarëve, apo edhe po përgatitin ndonjë aksion, ende nuk dihet, megjithatë duhet të jemi të kujdesshëm”, ka thënë ai.

Dreçun thotë se synimi i Kosovës mund të jetë bllokimi i vijës administrative, dhe arrestimi i disa serbëve të cilët nuk përfillin institucionet e Prishtinës.

Ndër të tjera ai ka kritikuar qëndrimet e Haradinajt, i cili ka vendosur taksën, ka miratuar platformën dhe në anën tjetër bën thirrje për të vazhduar dialogun. /GazetaExpress/

VG

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here