Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim në Maqedoni, Ali Ahmeti thotë në një intervistë për Zërin e Amerikës se BDI-së nuk do ti pengonte që zgjedhjet e parlamentare të mbaheshin në afatin e zgjedhjeve presidenciale (maj, 2019). BDI nuk është parti që dëmton proceset. Është parti e cila ka ndihmuar dhe do të ndihmojë në afrimin e palëve dhe në shtytjen e proceseve drejt realizimit përfundimtar.

Zëri i Amerikës: Cili është qëndrimi i BDI-së në lidhje me kërkesat e opozitës për zgjedhje të parakohshme parlamentare?

Ali Ahmeti: Kjo është një çështje që do të diskutohet jo vetëm në nivel partish por edhe në takimet që i kemi bashkë me opozitën. Çka është interes shtetëror, çka është në interes të përshpejtimit të proceseve të integrimit evropian, do të ishte e pranueshme për BDI-në. Duhet dakordësi nga të gjitha palët dhe ne nuk do të na pengonte që zgjedhjet të mbaheshin në afatin e zgjedhjeve presidenciale (maj, 2019). Mirëpo kjo do të varet nga bisedimet e marrëveshjet që do të arrihen në mes partive politike. BDI nuk është parti që dëmton proceset. Është parti e cila ka ndihmuar dhe do të ndihmojë në afrimin e palëve dhe në shtytjen e proceseve drejt realizimit përfundimtar.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here