Në bulevardin “Hristijan Todorovski Karposh”, para pak çastesh ka ndodhur një aksident I rëndë. Sipas pamjeve të siguruara nga gazeta KOHA, në aksident ka marrë pjesë një autobusë i Transportit Publike –Shkup, me numër 61, i cili me një shpejtësi të madhe e ka goditur një grua 60 vjeçare, banore e Çairit, shkruan gazeta KOHA.

Sipas dëshmitarëve okular autobusi nuk ka frenuar aspak. Ndërsa, goditja ndaj gruas së moshuar ka ndodhur pasi e njëjta ka kaluar në vija të plota.

Menjëherë pas këtij aksident në vendngjarje është paraqitur ekipi i ndihmës së shpejtë, të cilën gruan, me emër Ismeta, në gjendje të rëndë shëndetësore e ka transferuar për në Spital.

Gazeta KOHA, mëson se kjo grua, jeton e vetme dhe se e gjitha familja e saj gjendet në Gjermani. (koha.mk)

VG

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here