Këngëtarja Elvana Gjata, është ndaluar të shtunën e kaluar në Rinas dhe më pas u shoqërua në ambjentet e policisë së Tiranës, ku është marrë në pyetje. Për këngëtaren Gjata ishte lëshuar një urdhër ndalimi nga prokuroria e Tiranës, pasi nevojitej administrimi i dëshmisë së saj lidhur me çështjen penale që prokuroria ka rregjistruar për masakrën e 4 tetorit 2018.

Elvana Gjata është njohur me urdhërin e shoqërimit me forcë të nxjerë nga prokuroria dhe me vullnetin e saj, së bashku me policët e Rinasit, është shfaqur ditën e shtunë në ambjentet e policisë së Tiranës. Intervistimi i saj është bërë nga një oficer i Drejtorisë Vendore të Policisë së Tiranës, ku për gati 40 minuta Gjata është pyetur në cilësinë e deklarueses që kishte dijeni mbi rrethanat e ngjarjes, ku ndodhi vrasja e Fabian Gaxha dhe u plagosën dy persona të tjerë Ervis Martinaj dhe Elio Hato.
Pas pyetjes së artistes ajo është lënë e lirë dhe njëherazi ka dalë nga kërkimi policor, pasi prokuroria nuk kishte kërkuar asnjë masë parandalimi ndaj saj, veç shoqërimit të detyrueshëm.

“Shqiptarja.com” zbardh rrëfimin e këngëtares Elvana Gjata dhënë në policinë e Tiranës, ditën e shtunë në ambjentet e Drejtorisë së Policisë Vendore Tiranë.

“Nuk i njoh ata që u zunë me Ervinin,” ka deklaruar ajo.

Nga të dhënat e deritanishme, pas verifikimit të sistemit Tims, rezulton se këngëtarja 31-vjeçare është larguar nga Shqipëria vetëm pak orë pasi ndodhi krimi, pa dhënë më parë shpjegime në Polici. Kjo është edhe arsyeja pse u bë shpallja në kërkim policor, pasi dëshmia e Elvana Gjatës ishte e rëndësishme për grupin hetimor dhe mund të ndihmonte në zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Burimet thanë se rreth orës 05:00 të mëngjesit të datës 5 tetor, pak orë pasi u vra me armë zjarri 28-vjeçari Fabian Gaxha dhe u plagosën Ervis Martinaj e Eljon Hato, këngëtarja ka fluturuar nga Rinasi në drejtim të Austrisë. Më pas, sipas të dhënave të siguruara nga Policia, ka udhëtuar drejt Gjermanisë

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here