Emisioni “Boom” në “Ora News” ka paraqitur së fundmi rastin e një familjeje në Kuqar të Këlcyrës, e cila jeton në kushte të mjerueshme. Çifti Rrapo së bashku me 3 fëmijët jetojnë në një dhomë që dikur ka qenë magazinë.

Për shkak të varfërisë ekstreme, ata nuk kanë me ç’të ushqehen dhe flenë gjatë natës të mbuluar me plastmas. Banesa e tyre e shkatërruar i fut brenda shiun dhe gjithçka tjetër dhe me lot në sy, fëmijët e familjes Rrapo luten për ndihmë.

“Kam 19 vjet që po vuaj, tre fëmijë po më vuajnë pa bukë, pa gjë. Nuk punoj. Këtu në divan flemë të gjithë të mbuluar me plasmas se pikon. Ushqimet i mbaj në këtë sirtar, shikoje është bosh, çorbë u kam bërë, bukë dhe ujë. Kanë 4-5 ditë vetëm çorbë. Kam 5 fëmijë, por dy vajzat janë martuar 14 vjeçe, njëra në Berat dhe tjetra në Katundisht.

Kanë ikur nga halli. Mami më tha, do iki se i shikoj kushtet e tua, të rrimë pa bukë, do iki. Kam qarë me lot, më është bërë zemra plagë për to. Vajzës që kam këtu i ra të fikët një ditë te shkolla se kishte fjetur pa ngrënë. I dhashë bukë thatë, nuk i duroj dot, më mirë të rri vetë pa bukë, se këta.”- ka thënë nëna e tre fëmijëve.

“Me tre pula po jetojmë, mishin se kemi parë njëherë me sy. Vetëm çorbë dhe bukë e sheqer. Mërdhijmë këtu, është ftohtë. Ndonjë nuk na ndihmon. Shkoj në shkollë pa ushqim. Nuk kemi asgjë. Me mësime jam mirë, marr 9 dhe 10. Më pëlqen lënda e gjuhës, kur të rritem dua të bëhem mësues.”- ka thënë djali i vogël i familjes me lot në sy.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here