Rrëfimi tepër emocional i Afrim Bërbatovcit, i cili edhe pse me aftësi të kufizuara punon si taksist i licencuar. Ai ka vullnet të hekurt për jetë dhe thotë se një vullnet të tillë duhet ta kenë edhe njerëzit e tjerë, pavarësisht pengesave.

Afrim Berbatovci nga fshati Vragoli i Komunës së Fushë Kosovës, mbeti në karrocë invalidësh ende pa i mbushur 24 vjet. Ai e kthen kohën prapa dhe kujton aksidentin, që ia ndryshoi jetën.

“Me 24 mars të vitit 1991 përjetova një fatkeqësi komunikacioni kur rashë nga ura bashkë me veturë dhe u lëndova në kurriz. Pres asaj ditë unë mbeta në karrocë, sepse nervi më ishte këputur. Mos e përjetoftë askush, sepse nuk është e lehtë të kalohet jeta kështu”, rrëfen Afrim Bërbatovci fatkeqësinë e jetës, percjell Fakte.
Pas aksidentit, ai i kaloi nëntë vite në Gjermani, në gjendje të paralizuar, por dëshira për t’u kthyer në atdhe nuk e la të qetë. Ai u kthye në Kosovë në vitin 2000.

“Këtu është shtëpia jonë, vendi ynë, atdheu ynë. Ne këtu duam të jetojmë e të plakemi. Mjaft kemi derdhur lot nëpër dhe të huaj për këtë vend”, thotë Bërbatovci, përcjell Telegrafi.

Vullneti i tij për jetë erdhi nga mbështetja e gruas së tij, e cila sakrifikoi çdo ditë të jetës së saj, për t’u kujdesur për bashkëshortin.

“Ne kemi jetën e rëndë, por më vështirë e ka ai që më ndihmon, pastron, ushqen, më mbathë… Ai ose ajo e ka harruar jetën e vet. Ajo s’di çfarë është jeta e mirë”, thotë Bërbatovci.

Pas të gjitha këtyre sfidave, Berbatovci nuk u dorëzua. Ai tani punon çdo ditë, si taksist i licencuar, edhe pse i paralizuar.
”Punoj taksi, nga e hëna në të premte vetëm paradite. Janë disa policë/inspektorë që e kanë kuptuar pozitën time dhe e kanë respekt për mu”, thotë taksisti.

Përpos punës së tij të përditshme, ai e ka hobi pikturën dhe kohën e tij të lirë e shfrytëzon për art.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here