Këngëtari Eugent Bushpepa ka humbur babanë e tij, pas një aksidenti tragjik. Lajmin për ndarjen nga jeta të babait të këngëtarit e ka dhënë gazetari, Gjergj Marku, me anë të një postimi në profilin e tij në “Facebook”.

Ai ka treguar se  Gjon Bushpepa ka ndërruar jetë pas një aksidenti të rëndë në Tiranë.Mësohet se pas këtij aksidenti babai i këngëtarit kishte qenë në koma për disa ditë, por nuk ia ka dalë të zgjohet.Shtypp rekklamenn më poshtë për të parë më shumë:

 

 

 

Gjithashtu gazetari ka treguar se ceremonia mortore do të zhvillohet në qytetin e Rrëshenit gjatë ditës së sotme. Postimi i plotë:

SOT, për të ngushëlluar artistin Gent BUSHPEPA dhe familjaret për ndarjen nga jeta të babait të tij!… Babai i këngëtarit të njohur mirditas është ndarë sot nga jeta pas një aksidenti të rëndë në Tiranë, ku dhe qëndronte në koma prej ditësh. Gjon Bushpepa ka qenë drejtues në disa sektorë në Mirditë dhe jo vetëm. Prej vitesh jetonte familjarisht në Tiranë. Ceremonia mortore në Rrëshen. Ngushëllime të thella familjes për këtë humbje të parakohshme!”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here