Xhamia e çarshisë që gjendet përballë Kuvendit të Kosovës, ka mbetur e pafrekuentuar që nga viti 2011 kur u ndalën punimet për restaurim për shkak të një mosmarrëveshjeje

Në gjithë këto vjet, aty nuk u kryen rite fetare, por prishtinasit thonë se aty kryhen aktivitete të tjera.(Shtyp mëposhtë, shiko videon)

Përveç që Policia kishte arrestuar disa persona për përdorim të drogës në këtë xhami, sipas një prishtinasi, aty kalimtarët edhe shurrojnë.

Lavdim Zylfiu, i cili është falur që nga fëmijëria në këtë xhami, në një prononcim për REL tha se lënia anash e punëve në xhami ka bërë që ajo të kthehet në një wc publike.

“Është shndërruar në një lloj wc publike, të them ashtu, sepse ne në Prishtinë nuk kemi wc publike. Është e tmerrshme”, thotë Zylfiu.

Ndërkohë, xhamia ka mbetur peng i mosmarrëveshjes mes Komunës së Prishtinës dhe Institutit për mbrojtjen e monumenteve kulturore. Këto dy institucione s’po merren vesh se si duhet të jetë hyrja e xhamisë.

Ndryshe, xhamia e çarshisë që njihet edhe si xhamia e gurit, është njëra nga xhamitë më të vjetra në Kosovë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here