Parlamenti Evropian voton pro raportit për integrim të Shqipërisë në BE

Parlamenti Evropian ka votuar pro raportit për integrimin e Shqipërisë në BE.

Lajmi është bërë i ditur nga kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla.
Përmes një postimi në Twitter, ai tha se raporti në fjalë është hartuar nga eurodeputeti Kunt Fleckenstein. Mësohet se PE i ka dhënë mbështetje rekomandimit për çeljen e negociatave për në BE.

“Parlamenti Evropian ka votuar me 459 vota pro në favor të raportit të vitit 2018 për Shqipërinë. Ky raport mbështet plotësisht rekomandimet e Komisionit Europian që lejon hapjen e negociatave në njohje të përpjekjeve për zbatimin e reformave të bëra nga Shqipëria”, shkruan Balla.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here