Me avokatin Fehmi Stafa, Zoran Zaev ka një aleat më shumë në luftën kundër krimit dhe korrupsionit Avokati i Shtetit i Republikës së Maqedonisë, një institucion pak i njohur por shumë i rëndësishëm, me hapa të sigurt po frymon drejt një institucioni tejet të respektuar. Sot, këtë institucion të udhëhequr nga Fehmi Stafa, e vizitoi Kryeministri Zoran Zaev. Njëherit, në kumtesën e Avokatit të Shtetit, theksohet se kjo është hera e parë që ky institucion është vizituar nga një kryeministër, që nga pavarësimi i Maqedonisë. Avokati i Shtetit, Fehmi Stafa, shprehu mirënjohjen e tij vizitën, duke falënderuar Qeverinë për miratimin e kërkesave paraprake për zmadhimin e kapaciteteve kadrovike të këtij institucioni. Nga ana tjetër, Kryeministri Zoran Zaev, vlerësoi punën e Avokatit të Shtetit në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit. Ai shprehu gatishmërinë që të ndihmojë Avokatin e Shtetit me të gjitha mundësitë ligjore, në mënyrë që të kryejë funksionin e tij në mënyrë sa më të mirë të mundshme. Në takim gjithashtu u diskutua mbi kërkesat e natyrave të ndryshme të Avokatëve Shtetërorë. Të pranishmit gjithashtu u dakorduan që takimet e këtilla të vazhdojnë edhe në të ardhmen.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here