Shefja për politikë të jashtme të BE-së, Federica Mogherini i ka bërë thirrje Qeverisë së Kosovës që ta revokojë taksës prej 100 për qind ndaj produkteve me origjinë nga Serbia dhe Bosnja.

Ajo ka thënë se iu takon Kosovës dhe Serbisë se si do të duket marrëveshja finale mes tyre por sipas saj, nuk do të pranohet kufi me linja etnik dhe nuk do ketë liberalizim të vizave për Kosovën dhe integrim në BE për Serbinë.

Këto komente kryediplomatja evropiane i bëri në një konferencë për media pasakimit të Këshillit të Punëve të Jashtme të BE-së në Bruksel.

Marija Pejçinoviq-Buriq, ministre e jashtme e Kroacisë ka konfirmuar poashtu se temë kyçe e këtij takimi ka qenë Kosova.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here