Procesi i transformimit të FSK-së në Ushtri po mbështetet me mjete financiare edhe nga afaristët vendorë.

Disa nga bizneset kosovare janë shprehur të gatshme që t’i ndajnë dy përqind të fitimit për mbrojtjen e shtetit.\

Formimi i ushtrisë në vazhdimësi u kundërshtua nga Serbia. Por, për këtë është deklaruar edhe Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg i cili paralajmëroi Kosovën se do të përballet me pasoja serioze nëse vazhdon me transformimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës në Ushtri të Kosovës.

Megjithatë, ambasadori amerikan në Kosovë, Philip Kosnett deklaroi se transformimi është hap pozitiv, dhe se është e natyrshme që shteti i Kosovës, si vend sovran dhe i pavarur të ketë aftësi vetëmbrojtëse.

 

Këngëtarja e njohur serbe është në lidhje me një djalë 26 vjeçar.


Ceca Razantovic ka gjetur dashuri të re. Diva e muzikës folk është dashuruar në modelin Aleksader Jovovic nga Beogradi.

 

Këngëtarja ka filluar lidhjen romantike me Jojovic para një viti, ndërsa janë takuar kur ai ka qenë aktori në vidoeklipin e këngës së saj ‘Dobro sam prosla’.
Megjithëse e kanë mbajtur lidhjen të fshehtë, para disa javëve është zbuluar se ata kanë shkuar bashkë në pushime në Moskë e Dubai.
Kujtojmë që i dashuri i i Cecës është 19 vjet më i ri se këngëtarja serbe.
Svetlana Razantrovic ka qenë e martuar me paramili*tarin serb, Željka Ražna

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here