Ministri i Punëve të Jashtme të Gjermanisë, Heiko Maas ka premtuar se do të interesohet që njohja e patentë shoferëve të qytetarëve kosovarë të bëhet sa më shpejt nga shteti i tij
Këtë përgjigje Mass e dha pas pyetjes së parashtruar nga gazetari i Indeksonline në konferencën e përbashkët me ministrin Behgjet Pacolli.

“Mund të duket si diçka banale që ministrat e jashtëm të flasin për kë të çështje. Por kjo është temë e rëndësishme për qytetarët e Kosovës. Me ardhjen e tij në Berlin, Pacolli ka marr shumë lutje nga qytetarët e Kosovës për zgjidhjen e kësaj çështje”, ka deklaruar ministri Maas.

Ai ka thënë se kanë rënë dakord që kjo njohje të bëhet edhe nga ana federale e Transportit në Gjermani.

Sipas mediave gjermane njohja e patentë shoferit të Kosovës do të bëhet brenda vitit 2019-të mes datës 1 qershor deri me 31 dhjetor 2019-të

 

Këngëtarja e njohur serbe është në lidhje me një djalë 26 vjeçar.


Ceca Razantovic ka gjetur dashuri të re. Diva e muzikës folk është dashuruar në modelin Aleksader Jovovic nga Beogradi.

 

Këngëtarja ka filluar lidhjen romantike me Jojovic para një viti, ndërsa janë takuar kur ai ka qenë aktori në vidoeklipin e këngës së saj ‘Dobro sam prosla’.
Megjithëse e kanë mbajtur lidhjen të fshehtë, para disa javëve është zbuluar se ata kanë shkuar bashkë në pushime në Moskë e Dubai.
Kujtojmë që i dashuri i i Cecës është 19 vjet më i ri se këngëtarja serbe.
Svetlana Razantrovic ka qenë e martuar me paramili*tarin serb, Željka Ražna

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here